Harrohet brenda makinës, vdes foshnja 6 muajshe

Kronikë e zezë

Harrohet brenda makinës, vdes foshnja 6 muajshe

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 11:18

Një foshnjë gjashtë muajshe gjeti vdekjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u harrua në makinë për rreth gjashtë orë.
Ngjarja e rëndë u shënua në Hillsboro, të Oregon. Mësohet se në makinë vogëlushja u harrua nga i ati, në parkimin e kampusit të një kompanie ku punonte. Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Lidhur me këtë rast është hapur një hetim. Kur mbërriti ndihma e shpejtë burri po i bënte masazh kardiak vogëlushes, për ta përmendur. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për babanë, ndërsa po merret dëshmia e tij për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat