Në proces divorci, një burrë në Ersekë dhunon gruan

Kronikë e zezë

Në proces divorci, një burrë në Ersekë dhunon gruan

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 11:10

Një grua e moshës 31 vjeçare është marrë në mbrojtje. D.K., me banim në Ersekë, denoncoi bashkëshortin e saj në polici, L.K., 34 vjeç, duke thënë se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se çifti ndodhet në proces divorci, i cili është kërkuar nga e reja, për shkak të dhunës së ushtruar nga i shoqi. Por duke mos pranuar ndarjen me 31 vjeçaren, L.K., e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, pasi dyshonte se ajo me të cilën deri para pak kohësh ndante jetën, mund të kishte krijuar një lidhje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat