Arrestohet një femër e mitur dhe dy meshkuj

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër e mitur dhe dy meshkuj

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 11:05

Një femër e mitur dhe dy meshkuj të moshës madhore janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës të dyshuar për një rast të vrasjes së rëndë.

Të arrestuarit në bashkëpunim dyshohet se e kanë vrarë për motive ende të panjohura një boshnjak nga Novi i Pazarit i cili është raportuar ditë më parë si person i zhdukur.

Burimet e mediave kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur në një mal në periferi të Obiliqit dhe pas disa ditë hetimesh intensive është arritur të zbulohet rasti.

Për arrestimin e të dyshuarve është informuar menjëherë prokurori i rastit i cili u ka caktuar masën e arrestit policor deri në një vendim tjetër.

Ndonëse ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, sot gjatë ditës pritet të mbahet seancë për caktim të masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

Mediat kanë kontaktuar me avokatin Asdren Hoxha, i cili mbron njërin nga të dyshuarit dhe i njëjti ka konfirmuar rastin.

“Po jam caktuar avokat për një rast vrasje e rëndë që është zbuluar mbrëmë nga policia dhe sot gjatë ditës do të mbahet një seancë në gjykatë për caktimin ose jo të masës së paraburgimit”, ka thënë avokati Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat