Nuk deklaroi në kufi mijëra euro, hetohet nga Prokuroria e Korçës

Kronikë e zezë

Nuk deklaroi në kufi mijëra euro, hetohet nga Prokuroria e Korçës

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 10:29

Në Prokurorinë e Korçës nga ana e policisë u bë referimi i materialeve për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, për 32 vjeçarin S.N., banues në fshatin Shulin. Siç raporton Noa.al, i sipërpërmenduri më 19 gusht dhe 11 shtator, në një nga Pikat e Kalimit Kufitar të qarkut të Korçës, nuk ka deklaruar në dalje nga Shqipëria, shumat prej 35 000 euro dhe 45 000 euro, duke i deklaruar ato vetem gjatë hyrjes në shtetin Maqedonas. Nga verifikimet e kryera kanë rezultuar transaksione dhe llogari të tjera bankare në vlera të konsiderueshme, të cilat dyshohen se janë vënë nga ndonjë aktivitet i paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat