Humbën jetën 24-vjeçarja shqiptare, aksidentohet në Athinë

Kronikë e zezë

Humbën jetën 24-vjeçarja shqiptare, aksidentohet në Athinë

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 09:23

GREQI - Një 24-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në shtetin helen. Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në zonën e quajtur “Petrou Rali” në kryeqytetin grek.

Policia helene tha se viktima është Aldiora Dingo, nga Berati. 24-vjeçarja shqiptare jetonte prej vitesh në Greqi bashkë me familjen e saj.

Nga hetimet e para ajo ishte në trotuar, ndërsa është goditur nga një automjet që ka dalë nga rruga. Goditja ka qënë fatale për shqiptaren, e cila sipas mediave greke, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat