Maskohen si punonjës të KESH-it, për të kapur trafikantin

Kronikë e zezë

Maskohen si punonjës të KESH-it, për të kapur trafikantin

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 21:42

Një operacion i forcave të kryeqytetit ka përfunduar me sukses ditën e sotme, me vënien në pranga të një personi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Efektivët ishin maskuar me uniformën e punonjësve të KESH-it, dhe falë këtij maskimi ata arrestuan 43-vjeçarin Petrit Ramushi, banues në Baldushk, i cili ishte dënuar në mungesë për trafikim droge.

Materialet lidhur me 43-vjeçarin e kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat