Kamioni me pllaka guri del nga rruga,vdes punëtori,plagoset shoferi

Kronikë e zezë

Kamioni me pllaka guri del nga rruga,vdes punëtori,plagoset shoferi

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 16:36

Një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 38 vjeçar, ndërsa është plagosru rëndë drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Bogovë-Nishovë, një zonë e thellë në rrethin e Beratit, ku një kamion i ngarkuar me pllaka guri ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen Gëzim Rrogu 38 vjeç, punëtor në një prej firmave të pllakave të gurit, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat