Aksident në Peqin, 14-vjeçari në timon del nga rruga, plagosen 5 të rinj

Kronikë e zezë

Aksident në Peqin, 14-vjeçari në timon del nga rruga, plagosen 5 të rinj

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:40

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin. Makina me të cilën udhëtonin një grup shokësh ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, 7 metra më poshtë.

Mjeti “Fiat puno” drejtohej nga një 14-vjeçar i cili po lëvizte bashkë me 4 bashkëmoshatarë të tij, kur ka humbur kontrollin.

14-vjeçari me inicialet E.E kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve, pasi kishin mbaruar mësimin. Por humbja e kontrollit ka bërë që makina të dalë nga rruga dhe të rinjtë të plagosen rëndë.

Të aksidentuarit janë A.T, S.L, L.K dhe D.M, të cilët janë nxënës në gjimnazin e Peqinit. Njëri prej tyre është nisur në Durrës dhe një tjetër në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekime në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që policia po vijon për të zbardhur më tej ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat