VIDEO: Një serb rrah dy shqiptarë në mes të Vjenës?

Kronikë e zezë

VIDEO: Një serb rrah dy shqiptarë në mes të Vjenës?

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:26

Përveç rrahjes në stadiumin e Partizanit të Beogradit mes lojtarëve shqiptarë dhe huliganëve serbë, përplasje raportohet të ketë pasur edhe nëpër qytetet evropiane, në mes të pjesëtarëve të dy nacionaliteteve.

Një video e shfaqur sot në LiveLeak, paraqet dy të rinj për të cilët mediat serbe raportojnë të jenë shqiptarë, teksa sulmojnë një serb, dukshëm më i madh se sa ata, transmeton reporteri.net.

Dy të rinjtë shqiptarë marrin një numër goxha të madh të grushteve dhe shuplakave nga i riu serb. Pavarësisht kësaj, njëri prej tyre insiston të mos tërhiqet.

Nuk dihet saktë, nëse personat e përfshirë në këtë konflikt me të vërtetë janë shqiptarë dhe serbë.

Video është publikuar rreth tre orë më parë në rrjetin LiveLeak, dhe e vetmja gjë që tregohet, është ajo ku thuhet se janë dy të rinj shqiptar që luftojnë kundër një serbi në kryeqytetin austriak.

Lajmin e kanë raportuar mediat serbe, të cilat i thurin lavde bashkombasit të tyre, duke e cilësuar edhe si një Schwarzenegger të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat