Studentja paditë ish-të dashurin për mashtrim – ia kishte ‘vjedhur virgjërinë’

Kronikë e zezë

Studentja paditë ish-të dashurin për mashtrim – ia kishte ‘vjedhur virgjërinë’

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:20

Një studente drejtësie 21-vjeçare ka denoncuar ish-të dashurin e saj për “vjedhje të virgjërisë me anë të mashtrimit.”
E bindur edhe përballë prokurorit, madje me kompetencë ajo ka këmbëngulur që çështja të regjistrohet. Ajo ka deklaruar se do ta çojë deri në fund këtë çështje.

Vajza me iniciale D.I. është drejtuar fillimisht në Policinë e Tiranës ku ka denoncuar ish-të dashurin e saj 27-vjeçar me iniciale R.A. Kallëzimi i saj i është referuar prokurorisë.

Në të dy institucionet ajo ka këmbëngulur se është mashtuar nga i dashuri që e ka bindur t’i falë virgjërinë. Në kallëzimin e saj ajo tregon me detaje njohjen me të riun, punonjës pranë një agjencie reklamash, me të cilin kishte pranuar edhe të flinte për herë të parë në jetën e saj. Në kallëzim, ajo thotë se ishte dashuruar marrëzisht pas tij, pasi i kishte falur edhe virgjërinë, duke u bazuar në deklaratat e dashurisë dhe premtimet për martesë.

Por, pasi kishin kaluar rreth 16 muaj bashkë, djali kishte vendosur të ndahet pavarësisht kundërshtimeve të vajzës. Në këto kushte, 21-vjeçarja i është drejtuar policisë, duke kallëzuar për mashtrim ish të dashurin.

Bashkë me kallëzimin, vajza ka deponuar shumë mesazhe telefonike të shkëmbyera me të dashurin, biseda të pafundme të shkëmbyera në rrjetin social Facebook apo edhe email-e. Në të gjitha këto biseda, ajo pretendon se fjalët e të dashurit kanë qenë një mashtrim vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij, virgjërinë.

Në dosjen që policia e ka referuar në prokurori, vajza ka treguar edhe vendet ku ajo ka kryer për herë të parë marrëdhënien seksuale me të dashurin si dhe vendet e tjera ku kanë qëndruar së bashku. /lapsi.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat