Braziliani rrëfen 39 vrasjet

Kronikë e zezë

Braziliani rrëfen 39 vrasjet

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:05

Një 26-vjeçar i rrëfeu policisë 39 krimet e kryera në një peirudhë 3-vjeçare. Policia braziliane arrestoi rojen e sigurisë Thiago Henrique Gomes da Rocha, ku dëshmoi të gjitha vrasjet.

Sipas policisë 26-vjeçari kishte në shënjestër njerëz të pastrehë, gratë dhe homoseksualët. “Gomes da Rocha iu afrohej viktimave të tij me një motor dhe me fytyrë të fshehur, ishte i ftohtë por i shtyrë nga inati. Autori i merrte sendet me vlerë të viktimave para se të kryente vrasjen,” tha policia.

Një zyrtar i policisë tha për Brazilian TV se autori ishte shumë i ftohtë në sjelljen e tij. “Ai i quante viktimat e tij me numrat 1 deri në 39. Nuk i njihte viktimat e tij, por vepronte nga një zemërim i brendshëm. Autori përshkroi me saktësi vendndodhjen e çdo vrasje dhe emocionet që kishte ndier në atë kohë”, u shpreh zyrtari.

26-vjeçari u arrestua në qendër të qytetit brazilian Goiania, nga një ekipi i veçantë policor që hetoi vrasjet. Ai gjithashtu është duke hetuar mbi 90 grabitje të bizneseve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat