Makina del nga rruga, plagosen 5 të rinj

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, plagosen 5 të rinj

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 13:22

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin. Makina me të cilën udhëtonin një grup shokësh ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, 5 metra më poshtë.

Pesë të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga burimet në vendin e ngjarjes mësohet se dy të rinj janë aktualisht në spitalin e Elbasanit, dy janë dërguar në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që policia po vijon për të zbardhur më tej ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat