E gjuajnë me armë, pasi tentoj t'ua vjedh derivatet nga kamioni

Kronikë e zezë

E gjuajnë me armë, pasi tentoj t'ua vjedh derivatet nga kamioni

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 10:48

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në fshatin Llazarevë në komunën e Obiliqit pasi kanë shtënë me një armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili kishte tentuar t’ua vjedh derivatet nga kamioni. Ky i fundit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, derisa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Policia për këtë rast raporton se “janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë pasi që njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit tjetër, i cili ka tentuar t’ia vjedhë derivatet nga kamioni i tij. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK. Ndërsa nga i dyshuari tjetër është konfiskuar arma e gjuetisë me 10 fishekë të cal. 12 mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat