Kapet me 17 kg drogë dhe një kallashnikov, pranga shtetasit grek

Kronikë e zezë

Kapet me 17 kg drogë dhe një kallashnikov, pranga shtetasit grek

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 09:22

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës një shtetas grek, pas iu gjet një armë tip “Kallashnikov” dhe një sasi e madhe lëndësh narkotike.

Aksioni i policisë është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi grek C.Kontekakis, 48 vjeç.

Atij iu gjetën si prova materiale një armë zjarri Kallashnikov, 17 pako fishekë dhe rreth 17 kg lëndë narkotike, nga të cilat 10.4 kg heroinë dhe 6.8 mariuanë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat