30 kg drogë drejt Italisë, kapet në flagrancë 50-vjeçari

Kronikë e zezë

30 kg drogë drejt Italisë, kapet në flagrancë 50-vjeçari

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 09:01

Policia ka sekuestruar një sasi lëndësh narkotike në Portin e Durrësit pas mesnatës së sotme, ndërsa ka arrestuar edhe personin që posedonte drogën.

Policia bën me dije se pas mesnatës të së premtes është arrestuar në flagrancë Artur Nano, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi është kryer nga seksioni kundër narkotikëve pasi në mjetin e 50-vjeçarit tip ‘Fiat’ me targa AA518KD u zbuluan 30 kg kanabis.

Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë dhe do kalonte nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat