SHKB arreston shefin e policisë së Divjakës

Kronikë e zezë

SHKB arreston shefin e policisë së Divjakës

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 18:25

Shefi i Stacionit të Policisë Divjakë, Gjergj Çelaj është arrestuar sot me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjykatës Lushnjë.

Nënkomisari është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi ndaj tij është dhënë masa “arrest me burg”.

Çelaj akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Nxjerrjes së sekretit”.

Arrestimi i tij u bë sepse në kohë të ndryshme përgjatë vitit 2014, ka favorizuar persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Divjakës.

Në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme monetare, nga pronarët e disa pikave të basteve që ushtronin aktivitet të paligjshëm, dyshohet se Gjergji Çelaj dekonspironte operacionet e Policisë së Shtetit, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat