Serbët shkatërrojnë tri furra të shqiptarëve në Serbi

Kronikë e zezë

Serbët shkatërrojnë tri furra të shqiptarëve në Serbi

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 16:09

Paradite kemi raportuar se është djegur furra “Dva brata” (Dy vëllezërit) në Sombor të Vojvodinës, në pronësi të shqiptarëve të Kosovës që jetojnë aty.
Por, sipas raportimeve të fundit, është djegur edhe një furrë në Stara Pazovë, ndërsa një tjetër në Novi Sad u thye me gurë.

Sulmi në Sombor ka ndodhur rreth orës dy pasmesnate. Pothuajse në të njëjtën kohë, një bombë u hodh në një furrë në Stara Pazovë.

Furra në Sombor është djegur plotësisht, pasi brenda saj u hodh një koktej molotovi. Për fat të mirë askush nuk u plagos.

Ky nuk është sulmi i parë mbi pronarët e furrës "Dy vëllezërit". Në maj të vitit 2010, një person i panjohur theu xhamat dhe pastaj ia vuri flakën furrës së lartpërmendur.

Kujtojmë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, disa individë kanë nxitur bojkotimin e furrave në pronësi të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat