Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 10 kg substancë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 10 kg substancë narkotike

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 15:57

Me 15.10.2014, rreth orës 09:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, konkretisht njësia në Mitrovicë të veriut, bazuar në informata të siguruara në rrugë operative, ka realizuar një operacion policor në fshatin Dren, komuna e Zubin Potokut, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’ dhe ka konfiskuar mbi 10 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Personat e arrestuar janë:

G. J. i lindur me 1974 m/sh/k
A. Z. i lindur me 1978 m/sh/k
Pjesëtarët e Policisë kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur prova, me ç’rast pas matjes së sasisë së substancës narkotike pesha e përgjithshme e saj ka rezultuar të jetë 10 kg e 309 gramë. Si vazhdimësi e operacionit policor me autorizim të gjyqtarit kompetent është kryer bastisja e shtëpisë së personave të dyshuar, ku me atë rast janë gjetur 59 fishekë të kalibrit 7,62x39.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarave është caktuar masën e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat