Adoleshentja mbyti foshnjën dhe e dogji në stufë të drunjve

Kronikë e zezë

Adoleshentja mbyti foshnjën dhe e dogji në stufë të drunjve

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 14:44

Kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj, partneri e braktisi, ndërsa prindërit e saj nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.
Me të lindur foshnjën, Alexandra Olary e mbyti me jastëk, kurse trupin e foshnjës e dogji në stufën me drunj.

Adoleshentja që është vetëm 17 vjeç, nuk i kishte treguar askujt që ishte shtatzënë, por një ditë më vonë, ju tregoi shoqeve se çfarë kishte bërë.

“Menduam se ishte një shaka e pakripë, por kur ajo filloi të zbuloj detaje, vërejtëm që ka diçka të vërtetë” ka thënë shoqja e saj Iona Bibesco, e cila ka njoftuar kujdestarin e klasës për këtë rast.

Ky i fundit ka kontaktuar policinë në qytetin Gorj të Rumanisë, të cilët kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e familjes Olary.
I zoti i shtëpisë Marcel Olari nuk ka qenë në dijeni se vajza e tij ka bërë një gjë të tillë, ndërsa është befasuar nga prania e policisë.

“E dinim që ajo ka pasur një të dashur, mirëpo pasi u ndanë nuk e dinim se ajo është shtatzënë” ka thënë babai i adoleshetes.

Për shkak të veprimit të saj, Alexanda i është nënshtruar një testi psikologjik dhe psikiatrik, ndërsa nëse rezulton se ajo është mentalisht në rregull, mbi të mund të rëndoj dënimi me burg të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat