Drogë e fshehur në makinë, pranga 2 personave

Kronikë e zezë

Drogë e fshehur në makinë, pranga 2 personave

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 11:09

16.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar sot nga policia në automjetin e një shtetasi grek, ndërsa në pranga ka rënë edhe një shtetas nga Delvina.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në aktin Gjirokastër-Derviçan, ku policia gjatë kontrollit në makinën tip “Peugot” me targa IPP 9497, në pronësi të shtetasit grek, zbuloi lëndën narkotike të fshehur.

Sipas A1 Report, marijauna ndodhej në shasinë e mjetit me të cilin udhëtonin dy personat, dhe u gjet e ndarë në 31 pako të mbështjella. Lënda dyshohet se është blerë në Fier.

Automjeti po transportohej me karroatrec në drejtim të Sarandës, pasi mjeti i shtetasit grek, kishte pësuar një defekt rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat