Digjet furra e shqiptarit në Serbi (Video)

Kronikë e zezë

Digjet furra e shqiptarit në Serbi (Video)

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 10:30

Persona të panjohur kanë djegur furrën “Dva brata” (“Dy vëllezër) në Sombor të Vojvodinës të cilën e mbajnë shqiptarët
Sipas informatave të para furra është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi, njoftojnë mediat serbe.

Kjo është hera e dyte që furra po digjet. Ajo herën e pare ishte djegur kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës. Ketë here, ajo është djegur tërësisht.

Djegia ndodhi një ditë pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Serbi ka pasur ftesa për bojkotim të furrave të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat