Vushtrri: Tri femra e tre meshkuj rrahin tre policë

Kronikë e zezë

Vushtrri: Tri femra e tre meshkuj rrahin tre policë

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 10:22

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona, tri femra dhe tre meshkuj pasi që të njëtit kishin sulmuar tre zyrëtarë policor derisa ishin në asistim të punëtorëve të Kuvendit Komunal, duke rrënuar një objekt në Vushtrri.

Policia thotë se “janë arrestuar gjashtë të dyshuarit tre meshkuj dhe tri femra K/Shqiptare, pasi që të njëjti kanë sulmuar tre zyrtarët policorë derisa ishin në asistim të punëtorëve të Kuvendit Komunal, gjatë një rrënimi të një objekti. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat