Foshnja mbijetoi 3 ditë e bllokuar poshtë trupit të pajetë të babait

Kronikë e zezë

Foshnja mbijetoi 3 ditë e bllokuar poshtë trupit të pajetë të babait

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 09:42

Një foshnjë 10-muajshe nga Louisiana ka mbijetuar për 3 ditë e bllokuar nën trupin e dekompozuar të babait të saj të vdekur, pasi ai pësoi arrest kardiak.
Nëna ishte në burg me akuzën për kundërvajtje, por u lirua të shtunën për t'u kujdesur për vajzën saj, Betty Jean Fields, dhe vëllanë e saj 5-vjeçar, i cili kishte alarmuar fqinjët mbrëmjen e së premtes.

"Fëmija ishte i dehidratuar. Ajo ishte në gjendje të marrë frymë, me shumë vështirësi. Ne jemi shumë të bekuar që fëmija nuk u dorëzua", tha një nga autoritetet.

Babai kishte vdekur në një shtrat së bashku me një kompjuter laptop në shtëpi, në qytetin e vogël të Pleasant Hill-it. Foshnja ishte bllokuar në mes të trupit të tij dhe krevatit.

Shtëpia nuk kishte ajër të kondicionuar dhe temperatura e ambientit ishte më shumë se 37 gradë kur policia hyri në banesë.

“Babai, i cili ishte 43 vjeç, kishte patur një krizë në zemër dhe vdiq nga arresti kardiak i papritur”, tha mjeku ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat