​30 ditë paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Rrahman Ukës

Kronikë e zezë

​30 ditë paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Rrahman Ukës

Më: 15 tetor 2014 Në ora: 22:23

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës ia ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e Rrahman Ukës, tri ditë më parë në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.
Të dyshuar për këtë vrasje janë Masar dhe Sherif Gërdovci.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati mbrojtës i tyre, Asdren Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat