Doganat: Konfiskuam 20 mijë euro telefona të kontrabanduar

Kronikë e zezë

Doganat: Konfiskuam 20 mijë euro telefona të kontrabanduar

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 17:22

D​ogana e Kosovës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar zhvilloj një operacion të gjerë për kontrollimin e dyqaneve për shitjen e telefonave mobil. Mbi 70 aparate telefonike u konfiskuan vlera e tyre është mbi 20.000 euro.
Operacioni ishte shtrirë në 16 lokacione në Prishtinë, tek subjektet të cilat zhvillojnë afarizmin e tyre përmes shitjes së telefonave mobil dhe aksesorëve të tyre. Gjatë zhvillimit të operacionit janë kontrolluar edhe 6 vetura të subjekteve nën kontroll. Nga subjekte e kontrolluara në 6 prej tyre ka rezultuar me ndalim te përkohshëm të mallit ndërsa nga 6 vetura të kontrolluara, të 1 prej tyre ka rezultuar me ndalim të përkohshëm të mallit.

Rezultatet e konfiskimeve janë si në vijim:

- 69 telefona mobil dhe 9 tabletë të markave të ndryshme

Gjithashtu gjatë kontrollit është konfiskuar edhe një arme zjarri të cilën e ka konfiskuar Policia e Kosovës.

Vlen të theksohet se një pjesë e madhe e mallrave (telefonave) të cilët gjendeshin në dyqane kishin dokumentacionin e rregullt dhe përkonin me dokumente e doganës.

Dogana do të vazhdoj me kontrolle të shpeshtuara ashtu që të sigurohet se taksat importuese janë të paguara për të gjitha mallrat të cilat tregtohen në Republikën e Kosovës, prandaj ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat