Shkatërrohet banda shqiptare e drogës (VIDEO)

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës (VIDEO)

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:27

Një bandë shqiptarësh që merreshin me trafikim lëndësh narkotike në nivel ndërkombëtar, është shkatërruar ditën e sotme nga Guardia di Finanza.

Bëhet fjalë për pesë shtetas shqiptarë, të cilët operonin në fushën e trafikut të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë, kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.

Vidjan Gjoni, Gentian Xhani, Armand Xhani, Rrok Qushku dhe një person i pestë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Barit. Ndërkohë janë sekuestruar 300 kilogram kanabis në një operacion të mëparshëm në portin e Barit, rast në të cilin mësohet të jetë përfshirë edhe një shtetas maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat