Arrestohet kreu i shoqatës së jetimëve Maksim Liço, i kërkoi seks një të mituri në këmbim të strehimit

Kronikë e zezë

Arrestohet kreu i shoqatës së jetimëve Maksim Liço, i kërkoi seks një të mituri në këmbim të strehimit

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:28

Policia e Tiranës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm Maksim Liçon, kreun e shoqatës ‘Jetimët në fokus’ i cili kërkoi favore seksuale nga një i mitur në shkëmbim të strehimit dhe arsimimit.
Skandali me kreun e shoqatës së jetimëve u denoncua nga emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel ku nga përgjimet e telefonave dhe mesazheve të shkëmbyera në rrjetet sociale, Lico i kërkonte seks një adoleshenti 16 vjeçar në mënyrë që ta strehonte në qendrën që vetë drejtonte.

Policia ka nisur hetimet nderkohe qe dyshohet se ne kete skadandal seksual jane perfshire edhe persona te tjere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat