I dënuar me 4 vite burg në Sllovaki, kapet në kufirin shqiptar maqedonasi

Kronikë e zezë

I dënuar me 4 vite burg në Sllovaki, kapet në kufirin shqiptar maqedonasi

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:21

Një qytetar maqedonas, i cili është dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Bratisllavës në Sllovaki, është kapur gjatë ditës së djeshme në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë. Sipas policisë shqiptare, i arrestuari është identifikuar si 48 vjeçari Sabajdin Nurimani, i lindur dhe banues në Tetovë të Maqedonisë. Arrestimi i tij është kryer pasi gjatë verifikimit të kryer në sistemin TIMS rezultoi se i sipërpërmenduri është person në kërkim pasi Gjykata e Distriktiti 2 Bratislavë/Sllovaki. Më datë 27 qershor të këtij viti ai është dënuar me 4 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “ Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”. /a.s/noa.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat