Në Kosovë katër raste të reja me virusin Hiv/Aids

Kronikë e zezë

Në Kosovë katër raste të reja me virusin Hiv/Aids

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:09

Në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja të infektuar me virusin HIV/AIDS, njoftojnë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Luljeta Gashi nga ky institut, tha për Radio Kosovën se, nga viti 1986, kur është paraqitur rasti i parë, e deri me sot, gjithsejtë janë shënuar 94 raste të infektuar, 40 nga ta kanë përfunduar me vdekje, ndërsa 14 të infektuar aktualisht po trajtohen me terapi antiretrovirale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat