Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Deçan

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Deçan

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:40

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin shqiptar Xh.P., i lindur në vitin 1976, si të dyshuar për një vrasje në fshatin Llukë e Ulët të komunës së Deçanit.
Vrasja është kryer më 23 qershor, rreth orës 08:40 në një urë kalimi që lidh fshatin Llukë e Ulët me fshatin Prapaqan, kur viktimë e këtij rasti ishte shtetasi shqiptar i Kosovës, Ferdinand Gj. (1976), nga fshati Brekoc – komuna e Gjakovës.

I dyshuari që nga data e kryerjes së veprës gjendej në arrati.

Ai është arrestuar të martën rreth orës 18:00, kurse në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, dy karikatorë dhe 140 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, një pushkë e gjuetisë me 10 fishekë, kalibër 12 mm, me leje të skaduar.

I dyshuari nuk ka pranuar të deklarohet në hetuesi lidhur me rastin e vrasjes, kurse me vendim të prokurorit të shtetit është nën masë të ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat