Grabitësi i dyqanit të seksit hutohet nga lodrat dhe arrestohet

Kronikë e zezë

Grabitësi i dyqanit të seksit hutohet nga lodrat dhe arrestohet

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:12

Një grabitës i pafat mbeti shumë i zhgënjyer pasi shitësja e hutoi duke i ofruar penisë dhe vagina artificiale vibruese në vend të parave, teksa duke shikuar sendet u arrestua nga policia.

Grabitësi rus Arseni Galkin po merrte një çantë të vogël me penisë plastikë, kur policia erdhi dhe i dha një mësim të mirë.

Galkin ishte futur në dyqanin e Kemerovos në Rusinë jugore, dhe u përlesh me shitësen duke e detyruar të hapte kasën.

Por ai u kap më pas nga policia, pasi shitësja e shkathët Eleanor Zujeva, 32 vjeçe, shtypi butonin e alarmit të heshtur dhe u përpoq ta binte të merrte mallrat në vend të parave.

Videot e sigurisë së tentativës së dështuar tregojnë Galkin që ekzaminon penisët artificialë dhe vaginat e rreme, kur policia sulet brenda dhe e hedhin përtokë, duke nisur ta rrahim më pas për t’u siguruar që të mos lëvizë.

Viktima Eleanor tha për policinë: ‘Isha e tmerruar, por më pas i thashë se nuk mund ta hap kasën nëse nuk bëj një shitje, kështu që i thashë të marrë diçka nga raftet.’

Ajo shtoi më pas: ‘I dhashë edhe një çantë të vogël. Falë zotit policia erdhi shpejt. Ishte shumë i dhunshëm.”

24Galkin është vendosur nën arrest pas grabitjes dhe precedentëve të dhunshëm që i rezultonin.

Ai tha se nuk donte ta lëndonte viktimën por në film dukej qartë se e kishte sulmuar, dhe për këtë mund të marrë 10 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat