Korçë, dhunohet nga i biri, i moshuari kërkon ndihmë në polici

Kronikë e zezë

Korçë, dhunohet nga i biri, i moshuari kërkon ndihmë në polici

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:01

Një burrë i moshuar është detyruar t’i drejtohet policisë për të kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, kundrejt dhunës së vazhdueshme psikologjike që i biri ushtron mbi të. Lajmi është konfirmuar për NOA.al nga policia e Korçës, e cila bën me dije se 86 vjeçari me iniciale N.T., ka denoncuar ditën e djeshme dhunën e ushtruar nga i biri, 48 vjeçari M.T.. Është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin 86 vjeçarin, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat