Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Kuçovë 39 vjeçari

Kronikë e zezë

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Kuçovë 39 vjeçari

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:56

Një 39-vjeçar i shumëkërkuar nga Interpoli, është arrestuar nga policia në Kuçovë.
Pas operacionit të koduar “I harruari”, nga sektori për narkotikët dhe trafiqet në Drejtorinë e Policisë së qarkut Berat në pranga ka përfunduar Mikel Papa, banues në Kuçovë.

Ai ishte dënuar nga gjykata Italiane me 8.7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe krijim të organizatave kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat