Shkaktonin incidente pranë shkollave, ndalohen 17 persona

Kronikë e zezë

Shkaktonin incidente pranë shkollave, ndalohen 17 persona

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 22:25

17 shtetas u shoqëruan sot në ambientet e komisariateve të Tiranës, pasi qëndronin pranë qendrave arsimore, duke shkaktuar incidente të ndryshme.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ndërmorën sot këtë aksion në kuadër të intensifikimit të masave me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Në vijim të masave të mësipërme, policia e Tiranës ka planifikuar edhe masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9-vjecar, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.

Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 - vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat