Arrestohet shqiptari me 22 kg marijuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari me 22 kg marijuanë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 20:47

Itali-Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Financia në Kieti të Italisë, për posedim dhe shpërndarje droge.

Policia vuri në pranga shtetasin shqiptar, Andrea Diamanti, pasi në bodrumin e apartamentit që ai kishte marrë me qera iu gjetën 22 kilogramë marijuanë.

Shqiptari 37-vjeçar nga Vlora, ndiqej prej kohësh nga policia italiane pas dyshimeve për shpërndarje të drogës.

Andrea Diamanti i cili banonte në Montesilvano në Itali, aktualisht ndodhet në një nga qelitë e burgut San Donato në Peskara, i akuzuar për shpërndarje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat