Eksploziv dëshmitarit kyç të vrasjes së kryekomisarit Lamaj

Kronikë e zezë

Eksploziv dëshmitarit kyç të vrasjes së kryekomisarit Lamaj

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:44

Tashmë jeta e dëshmitarit kryesor të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj është në rrezik.

Në datën 15 shtator, makinës së Vladit i njohur edhe si dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin “Arben Ndoka”, i është vënë një eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku ai kishte dërguar mjetin në servis.

Pasi e ka marrë automjetin tip Volksvagen me targa AA 750 GT ka zbuluar se poshtë serbatorit kishte një pako të dyshimtë.

Dyshimi për lëndën shpërthyese ka detyruar Vladin që të njoftojë policinë që në fakt kishin detyrën për ta ruajtur 24 orë.

Megjithëse ky atentat në tentativë është mbajtur i fshehur nga policia efektivët antieksplozivë kanë çmontuar pakon dhe mjeti dhe kanë shmangur shpërthimin që mund t’i kishte marrë jetën dëshmitarit të vetëm të prokurorisë që pretendohet se ka parë momentin dhe autorët e vrasjes së oficerit të policisë Dritan Lamaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat