Shqiptari plagoset me thikë në fyt

Kronikë e zezë

Shqiptari plagoset me thikë në fyt

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:58

Një shqiptar është goditur me thikë në fyt mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në zonën e Terrassa-s në Padovana.

Sipas burimeve të policisë italiane, 42-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u gjet i plagosur në ambientet e jashtme te “Bar Bazza” gjatë rrugës që të çon për në Romë.

Sipas dëshmitarëve plagosja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti që shqiptari mund të ketë pasur me një person në lokalin Bazza.

Pasi e ka plagosur me thikë në fyt, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shqiptari është dërguar menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat