I dehuri sulmon policinë në Gjakovë

Kronikë e zezë

I dehuri sulmon policinë në Gjakovë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:30

Në rrugën “Ilir Soba” të Komunës së Gjakovës, ditë më parë, një person i cili ishte duke e ngarë motoçikletën e tij nën ndikimin e alkoolit, kishte humbur kontrollin ndaj mjetit dhe kishte dalë nga rruga.
Mirëpo, me të arritur policia në vend të ngjarjes, i dyshuari mësohet të ketë filluar t’i ofendojë dhe t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë.

“Gjatë prangosjes, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe zyrtarët policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë me dije Policia e Kosovës.

Me gjithë këtë incident, mësohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat