Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, të akuzuar për dhunimin e një punonjësi policie. Siç raporton NOA.al, nga komisariati i policisë Nr.1 në Tiranë rreth orës 24.00 u bë arrestimi në flagrancë i 28 vjeçarit Sokol Kryeziu dhe i 20 vjeçarit Eni Sada, që të dy me banim në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17.30, në rrugën “Muhedin Llagami” në kryeqytet, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë armën e shërbimit A.D., me detyrë punonjës policie në komisaritin e policisë Nr.1 Tiranë.
Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i pistoletës tip “Beretta”. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, nën akuzën e vjedhjes me dhunë dhe armëmbajtjes pa leje