Nuk i binden policisë, dy të rinj në Korçë kapen me armë

Kronikë e zezë

Nuk i binden policisë, dy të rinj në Korçë kapen me armë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 09:18

Dy të rinj nga Korça janë ndaluar nga policia dhe po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Grigor.P., 25 vjeç dhe Mikel. Z., 30 vjeç banues në Korçë, po ndiqen penalisht pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë. Siç raporton NOA.al, në orët e mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.11 të Korçës, Grigor. P., duke drejtuar mjetin me targa KZP 1469, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur mjetin dhe është larguar me mjetin Toyota, me drejtues 30 vjeçarin Mikel.Z., ku më pas u kapën. Ndërkohë gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre thika, 24 copë fishekë armë gjahu pa lejen përkatëse. Në ngarkim të të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./noa.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat