Vetura bie në gropën misterioze, vdesin 6 persona (Video)

Kronikë e zezë

Vetura bie në gropën misterioze, vdesin 6 persona (Video)

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 21:44

Gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë të vegjël, kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre ra në një gropë të madhe të hapur në mes të një autostrade.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetin Simferopol të Krimesë në Ukrainë, ku një çift humbi jetën së bashku me 3 fëmijët dhe një mikun e tyre të familjes.
Sipas punonjësve të shpëtimit gropa masive rrethore, e cila ishte të paktën gjashtë metra e thellë dhe tetë metra e gjerë, ishte shfaqur papritmas në mes të rrugës, transmeton Shekulli.
Një zëdhënës i Ministrisë për Emergjencat tha se ka qenë e pamundur për drejtuesin e automjetit që të shmangë vrimën pasi rruga ka qenë e pandriçuar gjatë kohës së aksidentit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e hapjes së gropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat