​Arrestohet shqiptarja që prostituonte të mitura nga Shqipëria

Kronikë e zezë

​Arrestohet shqiptarja që prostituonte të mitura nga Shqipëria

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:58

Një 53 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke ndërsa po tentonte “të shkelte” në tokën shqiptare, ndërsa ishte në kërkim nga Interpoli.
Mbi të rëndojnë akuza se është një tutore prostitucioni.

Nga hetimet e policisë greke 53 vjeçarja mbante me forcë në një shtëpi, disa vajza të mitura nga Shqipëria, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.

Të miturat ishin mashtruar prej saj në vitin 2012, kohë kur ajo u kishte premtuar se do t’u gjente punë në klube nate jashtë vendit.

53 vjeçarja shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Follorinë, ndërsa materialet e policisë i kanë kaluar Gjykatës së Apelit në Kozan për të dhënë më pas dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat