Një burrë i jep fund jetës

Kronikë e zezë

Një burrë i jep fund jetës

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:55

Një burrë i moshës 44 vjeçare i ka dhënë fund jetës. Në lagjen nr.16 në Durrës, në banesën e tij është gjetur i vetëhelmuar me fostoksinë nga familjarët e tij, 44 vjeçari T.V. Viktima u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet e një veprimi të tillë, ndërsa në dëshminë e familjarëve thuhet se 44 vjeçari kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie dhe depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat