Një adoleshent në Durrës kryen vepra të turpshme me një të mitur

Kronikë e zezë

Një adoleshent në Durrës kryen vepra të turpshme me një të mitur

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:02

Një adoleshent i moshës 15 vjeçare, është ndaluar nga policia e Durrësit. Nga ana e uniformave blu u bë ndalimi me iniciativë i të riut nga Durrësi, identiteti i të cilit për shkak të moshës nuk bëhet i ditur, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme disa herë ndaj një të mituri të moshës 9-vjecare, nga Durrësi. Ka qenë fëmija ai që ka informuar prindërit mbi gjithë sa pësonte, duke thënë se 15 vjeçari e prekte në vende intime dhe abuzonte me të, duke bërë që të denoncohet në polici. Lidhur me këtë rast u kryen veprimet proceduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat