Rokulliset autobusi urban në periferi të Shkupit

Kronikë e zezë

Rokulliset autobusi urban në periferi të Shkupit

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 10:16

Një autobus urban sot u rrokullis në periferi të Shkupit, si pasojë e lagështisë së rrugës nga reshjet e mbrëmshme të shiut.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:10, me ç`rast autobusi i linjës 67 që lëviz nga Qendra e Transportit – Zelenikovë, ka dalë nga rruga.

Gjatë fatkeqësisë disa udhëtarë janë lënduar, por sipas të dhënave të para, nuk ka udhëtarë me lëndime më serioze.

Ekipet policore kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Informata më të hollësishme do të kumtohen gjatë ditës. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat