Arrestohet pronari i hotelit, ku humbi jetën 24-vjeçari

Kronikë e zezë

Arrestohet pronari i hotelit, ku humbi jetën 24-vjeçari

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 10:10

Është arrestuar mëngjesin e sotëm pronari i hotelit, ku gjatë shembjes së katit të tretë pa leje, gjeti vdekjen një 24-vjeçar ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Nga aksidenti që ndodhi pranë fshatit Piskupat, humbi jetën Ervin Shkira, nga fshati Lin i Pogradecit i cili punonte si kamerier në hotelin “Leon” të Pogradecit. Mësohet se ai po ndihmonte disa punëtorë të cilët ishin pajtuar për të shembur katin e tretë të hotelit pasi ishte pa leje dhe pronari kishte vendosur ta shembte vetë, pas paralajmërimit të INUK.

Por fatkeqësisht të riun e ka zënë poshtë një kolonë betoni nga tarraca, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu dje u plagosën edhe dy persona nga shembja e murit, V. Tavo, 40 vjeç nga fshati Piskupat i Pogradecit dhe A. Koruni 37 vjeç nga Përrenjasi. Këta të fundit ndodhen në spitalin e Pogradecit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat