Një i burgosur vetëvritet, një tjetër dhunohet seksualisht

Kronikë e zezë

Një i burgosur vetëvritet, një tjetër dhunohet seksualisht

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 08:05

Një i burgosur është dhunuar seksualisht në Burgun e Dubravës të premten dhe një tjetër është vetëvrarë të shtunën
I riu nga një fshat i Drenasit ishte dërguar në vuajtje të dënimit për një gjobë trafiku tri ditë para dhunimit, derisa i vetëvaruri nga Deçani tashmë ishte në vitin e fundit të një dënimi prej 13 vjetësh për vrasje, shkruan sot Koha Ditore.

Autoritetet e Burgut të Dubravës kanë konfirmuar vetëvarjen dhe dhunimin e këtij të riu, i cili do të shlyente një gjobë trafiku prej disa javësh burgim. Sokol Zogaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për siguri i Shërbimit Korrektues, ka thënë se me këto incidente tashmë po merret policia dhe prokuroria.

Zogaj ka thënë se me 20 shtator të këtij viti, autoritetet janë njoftuar se i dënuar Imer I. është gjetur i varur në dhomë në orën 5:15.

Ai ka thënë se menjëherë është thirrur mjeku i burgut i cili e ka konstatuar vdekjen.

E burime të gazetës kanë thënë se një ditë para vetëvrasjes, një ngjarje tjetër ka ndodhur në burg.

Me 19 shtator në dhomën numër 3 të krahut B2 të pavijonit 5, në orën 21:00 kanë njoftuar stafin se i burgosuri identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë, nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

I burgosuri dyshohet se është dhunuar nga anëtarët e dhomës dhe është kërcënuar që të mos flasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat