​Publikohet video e shqiptarit duke ekzekutuar një maroken në Milano (Video)

Kronikë e zezë

​Publikohet video e shqiptarit duke ekzekutuar një maroken në Milano (Video)

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 21:49

Policia italiane bën publike videon ku duket qartë kërcënimi dhe më pas ndjekja e viktimave nga ana e shqiptarit Kastriot Zhubës të enjten në një nga lagjiet e Milanos në Itali.
Shënon ora 9 e mbrëmjes dhe Zhuba duket qartë në video, përballë një lokali, ndërkohë që kërcënon viktimat e tij me një lëvizje të dorës, të tipit: “Prisni, do të kthehem”. Ndërsa situata përballë lokalit duket e qetë, fotogramet e tjera demostrojnë se si Zhuba ka ndjekur për një distancë të gjatë shqiptarin Mondi Kthella drejt një parku, ku ky i fundit ka shpëtuar duke u fshehur nga errësira e natës dhe bimësia përreth.

Ndjekja e tipit “Far Ëest” ka ndodhur në afërsi të një parku në rrugën “Longoni”, ku Mondi Kthella, siç shihet dhe në video, ka mundur të shpëtojë nga vrasësi dhe pse ndiqej me vrap nga një distancë tepër e afërt.

Ajo që godet, me sy të lirë, është qetësia me të cilën Zhuba, pasi nuk arriti dot të gjejë Mondi Kthellën, kthehet të përfundojë me gjakftohtësi ekzekutimin e kushëririt, Arben Kthella.

Shtetasi shqiptar, Kastriot Zhuba mbrëmjen e së enjtes ekzekutoi Arben Kthellën dhe shtetasin marokenin Ibrahim Sharara, ndërsa plagosi në shpinë dhe Mondi Kthellën, kushëririn e viktimës së parë. Mbi motivet ende nuk është bërë e ditur asgjë konkrete nga autoritetet italiane. /Shqiptarja/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat