Burg për vrasësit e kunatave në Durrës

Kronikë e zezë

Burg për vrasësit e kunatave në Durrës

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 16:15

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për autorët e vrasjes së dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava, si dhe për nipin e njërës prej viktimave, Artur Kacanollin.

Gykata fillimisht ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Velson Elmazin, 28 vjeç nga Elbasani, dhe të njëjtin vendim por në mungesë, për bashkëpunëtorin e tij në krim, 40-vjeçarin Indrit Shaqjan, i cili është shpallur në kërkim.

Gjithashtu trupi gjykues la në burg nipin e njërës prej viktimave, mbi të cilin rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe është i dyshuar për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Artur Kacanolli nëpërmjet avokatit mbrojtës të tij, nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në krimin e rëndë.

Krimi sipas organit të akuzës është ekzekutuar nga Shaqo dhe Elmazi, të cilët më 2 shtator hynë të armatosur në banesë pasi thyen dritaren e katit të parë, të ndihmuar edhe nga Kacanolli.

Në fillim i lidhen këmbët dhe duart dhe më pas i bllokuan gojën dy të moshuarave duke u shkaktuar asfiksinë dhe si rezultat vdekjen.

Pas kërkesës së organit të akuzës, seancat gjyqësore u zhvilluan pa praninë e medias, për shkak se në seancë do të ishin të pranishëm edhe dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat