Qëllon me pistoletë 17-vjeçaren pse e refuzoi

Kronikë e zezë

Qëllon me pistoletë 17-vjeçaren pse e refuzoi

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:32

Një histori dashuri mes dy adoleshentësh për pak ka përfunduar në tragjedi.

A.Arshija, 17-vjeç ka qëlluar me tre herë me pistoletë në drejtim të vajzës për të cilën kishte shprehur interes.

Por, refuzimi i vajzës E.Totaj, ka bërë që djali të humbë arsyen.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme në Gjorm, Vlorë.

17-vjeçarja ka marrë një plumb në kokë dhe një në shpatull. Por, fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Cuman Shenaj, anëtar i kryesisë së pleqësisë në fshatin Gjorm thotë se 17-vjeçari është “problematik”. Gjithashtu ai shpreh shqetësim se shumë njerëz në fshat lëvizin të armatosur.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë arrestuar autorin e plagosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat